“Blutë” e Everton kanë bindur, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa, kanë mundur me rezultatin e thellë, 3-0, “bardhezinjtë” e Newcastle në përballjen e vlefshme, për javën e 15-të, të kampionatin anglez të futbollit, Premier League.
Sfida e luajtur në “Goodison Park” solli raste të shumta, nga të dyja skuadrat në fushën e blertë, megjithatë pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me skuadrat, që u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes, me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 79’-të, të sfidës, me McNeil, që gjeti rrugën e rrjetës, duke zhbllokuar sfidën. Në minutën e 86’-të, Doucoure dyfishoi avantazhin për “Blutë” e Everton, teksa gjithçka u vulos nga Beto, i cili realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 6′-të të kohës shtesë.
Falë kësaj fitoreje, “Blutë” e Everton ngjiten në vend e 17-të, të renditjes me 10 pikë, ndërsa “bardhezinjtë” e Newcastle pozicionohet në vend të shtatë me 26 pikë. /i.m /abcnews.al