Spektakël në “ATP Finals”, mundet Alcaraz, Medvedev kalon lehtshtëm ndaj Rublev

schedule12:36 - 14 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 14 Nëntor, 2023

Këtë të martë janë zhvilluar sfidat e para të grupit B, të vlefshme për fazën finale të truneut të tenikut, “ATP Finals”, kompeticion, ky i cili po zhvillohet prej disa ditësh tashëm, në Torino të Italisë.

Ndër ndeshjet e para të këtij grupi ishte “pëplasja e fuqishme”, mes talint spanjoll, Carlos Alcaraz dhe atij gjerman, Alexander Zverev, me këtë të fundit që e mundu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 1, spanjolli, teksa setet u mbyllën në faborin, 6-3, 6-4 për gjermanin, ndërsa spanjolli arriti ta fitonte setin e vetëm, me rezultatin, 7-6.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes të së hëns ishte derbi mes 2 bashkëkombësve. Rusët Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev matën forcat në përballjen e parë në grup, mirëpo Medvedev ishte më i fortë se kundërshtari i tij, duke e mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, pas seteve 6-4 e 6-2.

Ndërkaq, kujtojmë se eventi i “ATP Finals” është aktiviteti i radhës madhor në sportin e tenisit, me kompeticioni që ka stërvitrur prej datës 12 nëntor dhe do të zgjasë për një javë, me finalen e madhe që pritet të luhet më datë 19 nëntor. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!