Jo më kot konsiderohen si më të mëdhenjtë e historisë së futbollit gjerman.
“Bavarezët” e Bayern Munich e kanë nisur me shumë vrull këtë edicion të Bundesliga, teksa kanë arritur të regjistrojnë një fitore me goleadë në transfertën e Holsten Kiel, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 6-1.
Sfida u zhbllokua që në minutën e parë me “fantazistin” Jamal Musiala, që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës ndërsa vetëm 6 minuta më vonë Harry Kane shënoi golin e dytë, me “bomberin” anglez që shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 43’ e 91’.
Ndërkaq, për të vendosur rezultatin e përgjithshëm 1-6 menduan Michael Olise, si dhe Nicolai Remberg, me këtë të fundit që shënoi një autogol në minutën e 13’-të, ndërsa golin e “nderit” e shënoi Armin Gigovic, në të 82’-ën. /i.m /abcnews.al