Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Specialja nuk e lejoi ta vizitonte, ndërron jetë babai i Salih Mustafës

schedule12:00 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 12:00 - 25 Dhjetor, 2025

Babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ka ndërruar jetë. Ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore prej disa kohësh.

Pavarësisht kësaj, Gjykata Speciale nuk e lejoi djalin e tij të vinte në Kosovë për ta vizituar, ashtu sikur ndodhi edhe në rastin e vdekjes së babait të ish presidentit Hashim Thaçi.

Organizata e Veteranëve të Luftës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për veprimet e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Ky vendim i pashpjegueshëm dhe johuman përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të humanizmit. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk ka ekzistuar asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor.

Refuzimi i një kërkese të tillë humanitare nuk ka as bazë ligjore dhe as morale.” Shkruan organizata e veteranëve të luftës në rrjetet e saj sociale.

Edhe më herët, ish-krerët  e tjerë të UÇK-së nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoni mortore, por ata kanë vizituar familjen vetëm pasi janë mbyllur ditët e pritjes së vizitave, edhe si një formë për të shmangur takimin me njerez të tjerë.

Sali Mustafa, ish ushatarku i parë i dënuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, u dënua fillimisht me 26 vite burg, ndërsa pas apelimit, dënimi u ul në 15 vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!