“Specialja” cakton disa seanca në prill për Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së

schedule19:22 - 22 Shkurt, 2023

schedule 19:22 - 22 Shkurt, 2023

Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca në rastin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Sipas kalendarit të gjykimeve, seanca e parë do të mabhet më 3 prill, datë kjo kur edhe do të nisë gjykimi. Seanca në këtë rast janë caktuar edhe për datat 4, 5 prill dhe 11 prill. Në seancën e 11 prillit pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!