Specialist i Jupiler League, Besnik Hasi ngjit klubin e tij në zonën e kupave të Evropës

schedule15:37 - 5 Shkurt, 2024

schedule 15:37 - 5 Shkurt, 2024

Besnik Hasi e ka përligjur më së miri besimin që i dhanë drejtuesit e Mechelen në nëntorin e vitit të shkuar, kur e emëruan trajnerin e skuadrës. 52-vjeçari gjakovar e ka kthyer ekipin në shinat e duhura. Dhe nga fundi i tabelës ka bërë që Mechelen të pretendojë tani zonën europiane.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Mechelen ka siguruar katër fitore, një barazim dhe një humbje. Duke e ngjitur skuadrën në vendin e tetë me 32 pikë, vetëm 4 pikë larg vendit të gjashtë: që sjell kalimin në “play-off” të Conference League.

Edhe pse dëmtimet kanë qenë një pengesë serioze për Hasin, të cilit i është dashur të bëjë pa 7 futbollistë në javët e fundit, sërish tekniku shqiptar ka dalë që të marrë rezultatet e dëshiruara. Që e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes.

Hasi ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën ka drejtuar Anderlecht në Belgjikë, ku është shpallur edhe kampion, Legia Warzaw në Poloni, Olympiacos në Greqi dhe Al Raed dhe Al Ahli në Arabinë Sadite. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!