Të ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Joel Germenji, atlet në disiplinën Snowshoing, Sara Bala drejtore sportive speciale e “Olympics Albania”, dhe Landi Hysi.
Të ftuarit folën për arritjet e “Special Olympics Albania”, të cilën dolën triumfues në lojërat olimpike botërore.
Kjo pjesëmarrje ishte një dëshmi e kurajës dhe guximit që atletët tregojnë çdo ditë në sport dhe në jetë.
Atletët tanë garuan mes rreth 1500 atletëve nga 98 shtete të tjera, në 8 disiplina sportive dimërore.
“Vendi i tretë ishte tek 50 metërshi, dhe vendi i katërt te 25 metërshi”, tha Sara Bala, duke shtuar: “Ditët e para ndjemë pak ngarkesë, por më pas sa morëm medaljen e parë, morën një energji për të vazhduar edhe më tej.
Nga ana e tij, Hysi u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti ishte shumë i madh dhe se arritja e fitores së medaljeve ishte një emocion i papërshkruar.
“10 ditët ishin shumë intensive, ishte një organizim shumë i madh. Në total ishin 1500 atletë, 2000 mijë vullnetarë, 1000 mijë staf. Shqipëria për herë të parë i kaloi pritshmëritë e mia. Por ishte një angazhim që ja vlen shumë, sidomos edhe me medalje është një emocion i papërshkruar”, tregoi Hysi.
/abcnews.al/