Spanjollët, më të mirët e Euro 2024, 6 “iberikë” janë shpallur lojtarë të ndeshjeve

schedule15:54 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:54 - 10 Korrik, 2024

Kanë qenë të parët në gjithçka.

Spanja është e shkëlqyer në Euro 2024, me një moment të vetëm negativ siç ishte penalltia që nuk iu dha Gjermanisë në çerekfinale, ndërsa në çdo gjë tjetër “Iberikët” i lanë të gjithë prapa.

Përveçse i kanë fituar të 6 sfidat e këtij kampionati, “Furitë e Kuqe” kanë merituar edhe trofeun e Lojtarit të Ndeshjes.

Në gjysmëfinalen kundër Francës, më i miri u shpall Lamine Yamal, i cili shënoi edhe golin e shkëlqyer të barazimit dhe padyshim, që adoleshenti që mbush 17 vjeç në vetëm pak ditë, ishte tepër i lumtur.

Një raund më parë, në çerekfinale, me të drejtë më i miri i përballjes ishte Dani Olmo, njeriu që zëvendësoi të dëmtuarin, Pedri që në fillim, dhe që shënoi golin e avantazhit të parë 1-0, e pastaj shërbeu asistin për rrjetën që siguroi fitoren ndaj “Pancerva”, nga Mikel Merino.

Kundër Gjeorgjisë, në raundin e dytë të Evropianit, lojtari më i mirë i sfidës ishte “ylli” i Qyetarëve, të Manchester City, Rodri, i cili shënoi golin e barazimit, në suksesin, 4 me 1, vrapoi 12 kilometra dhe ishte 93% i saktë në pasime.

Në fazën e grupeve, në ndeshjen ndaj Shqipërisë, më i miri u shpall autori i golit të vetëm, Ferran Torres i “Katalanasve”, të Barcelona.

Në sfidën kundër Italisë, njeriu që u dallua më shumë ishte lojtari tjetër i krahut, Niko Williams, dhe që detyroi “shtatlartin” Calafiori, të shkaktonte autogol, ndërsa në betejën e parë të Spanjës në Evropian, kundër Kroacisë, lojtari i ndeshjes u zgjodh Fabian Ruiz i PSG, që realizoi një gol të mrekullueshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!