Spanja ‘pushtohet’ nga zjarret, rreth 8 mijë hektarë pyje të djegura dhe qindra të evakuuar

schedule18:26 - 19 Maj, 2023

schedule 18:26 - 19 Maj, 2023

Mbi 550 persona janë evakuuar si pasojë e zjarreve pyjore në perëndim të Spanjës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 8,000 hektarësh pranë kufirit me Portugalinë, thanë zyrtarët.

Erërat e forta po e bënin më të vështirë kontrollin e flakëve në zonat me pyje të dendur të Las Hurdes dhe Sierra de Gata në rajonin e Extremadura, thanë shërbimet e urgjencës të premten.

Njerëzit nga tre fshatra, Cadalso, Descargamaría dhe Robledillo de Gata, u evakuuan dhe tre rrugë u mbyllën. Deri në 260 zjarrfikës dhe 165 ushtarë po përpiqen të shuajnë flakët, thanë autoritetet.

Guillermo Fernandez Vara, president i rajonit të Extremadurës, tha se përpjekjet për ta kontrolluar atë po pengohen nga erërat që fryjnë deri në 60 kilometra në orë dhe nga peizazhi i pyllëzuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!