Fatkeqësia e përmbytjeve që goditi zonat lindore dhe jugore të Spanjës, veçanërisht Valencia-n, më 29 tetor shkatërroi 650 mijë tonë produkte bujqësore, transmeton Anadolu.
Shoqata e Institucioneve të Sigurimeve Bujqësore të Spanjës (Agroseguro) njoftoi se përmbytjet dhe stuhitë e shkaktuara nga shirat e dendur shkaktuan dëme historike në sektorin e bujqësisë.
“Agroseguro” njoftoi se nga përmbytjet janë dëmtuar 25.500 hektarë tokë bujqësore të kultivuar, janë shkatërruar 650 mijë tonë ushqime dhe janë ndikuar mbi 10 mijë fermerë.
Në deklaratë bëhet e ditur se dëmi i fermerëve të siguruar vlerësohet në 250 milionë euro.
Më tej thuhet se janë dëmtuar 170 mijë hektarë tokë bujqësore, përfshirë humbjet e fermerëve të pasiguruar ndërsa humbja totale ka kaluar 1 miliard euro.
Të paktën 227 persona humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë më 29 tetor, prej të cilëve 219 vetëm në Valencia.