Spanjë, një ligj do të mbrojë kafshët shtëpiake në rast divorci

schedule06:14 - 8 Janar, 2022

schedule 06:14 - 8 Janar, 2022

Nga Andrea Marinelli “Corriere della Sera”

Kafshët shtëpiake që nga data 5 janar në Spanjë nuk do të konsiderohen më si objekte të një pronari, por qenie të ndjeshme dhe në rast divorci gjyqtarët do të vlerësojnë dhe mirëqenien e tyre. Në Francë dhe Portugali aplikohet një ligj i tillë prej kohësh.

Në vitin 2016 një artikull i gazetës “Pais” vinte re që gjykatat spanjolle ndodheshin shpesh në beteja ligjore mbi kujdestarinë e kafshëve që mund të ishin gati traumatike në rastin e fëmijëve. Deri tani gjykatësit ja jepnin kujdestarinë personit që kishte regjistruar kafshën dhe nuk merrnin në konsideratë lidhjet emocionale dhe nevojat familjare. Një vendim gjykate në vitin 2010 i hapi rrugë reformës.

Një grua i’u drejtua gjykatës për të kërkuar kujdestarinë e përbashkët të qenit tyre 9 vjeçar pasi ish-partneri nuk e lejonte ta takonte dhe gjyqtari krijoi një precedent ligjor duke ja garantuar. Avokatja Lola Garcia drejtuese e studios së saj ligjore “Right & Animal” tha se kur ka një ndarje, kafshët janë pjesë e familjes dhe fati i tyre duhet të rregullohet si i anëtarëve të tjerë. Avokatja mori një vendim historik për të drejtat e kafshëve në Spanjë kur gjykata vendosi për një çift nga Madridi që ishin ndarë që qenin do ta mbanin të dy në mënyrë të alternuar dhe të dy do të ishin përgjegjës ligjor të tij.

Ligji i votuar në datë 5 janar nga qeveria socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez përcakton se pronari duhet të garantojë mirëqenien e kafshës së tij dhe se nëqoftëse dikush e ka keqtrajtuar më parë do të humbasë kujdestarinë e tij. Gjyqtari do të përcaktojë me kë do të jetojë kafsha duke u bazuar në mundësitë financiare dhe kush ka marrë kujdestarinë e fëmijëve.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!