Spanjë, arrestohen 9 separatistë katalanas

schedule17:49 - 23 Shtator, 2019

schedule 17:49 - 23 Shtator, 2019

Policia spanjolle ka arrestuar një grup separatistësh katalanas, të cilët sipas autoriteteve po përgatisnin sulme me eksploziv. Aktivistët pro-pavarësisë së rajonit bask, akuzohen për rebelim dhe terrorizëm.

Policia spanjolle arrestoi ditën e hënë 9 aktivistë të lidhur me lëvizjen pro-pavarësisë së Katalonjës, të cilët mund të kenë qenë duke përgatitur aksione agresive. Sipas mediave iberike, gjatë operacionit blic, forcat e policisë sekuestruan material përmes të cilit mund të përgatitej eksploziv. Lëvizja që bën thirrje për ndarjen e Katalonjës nga Spanja ka qenë një sfidë madhore për shumë vite për Madridin zyrtar, me krizën më të madhe të verifikuar në vitin 2017. Sidoqoftë, ajo ka qenë një lëvizje paqësore e karakterizuar vetëm nga protesta masive, ndryshe nga fushata separatiste e ETA-s, e mbushur me atentate dhe gjakderdhje. Autoritetet policore deklaruan se në fokus të operacioneve kishin qenë disa grupe që punonin të identifikuar me emrin Komisionet për Mbrojtjen e Republikës, që kanë organizuar manifestime periodike në Katalonjë që kur liderët separatistë u arrestuan pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2017. Në lokalitetin Sabadell, në afërsi të Barcelonës, Komisioni u kishte bërë thirrje anëtarëve të tij të mblidheshin pasditen e së hënës në një protestë kundër arrestimeve. “Vetëvendosja nuk është një krim”, thoshte organizata në Twitter. Ndërkohë, prokurorët spanjollë deklaruan se ndaj aktivistëve të arrestuar janë ngritur akuzat e “rebelimit, terrorizmit dhe posedimit të eksplozivëve”, pasi ata ndodheshin në fazën e avancuar të një operacioni veprimi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!