Spanja: Zgjidhja me 2 shtete është mënyra e vetme për të garantuar paqe në Lindjen e Mesme

schedule18:12 - 13 Shtator, 2024

schedule 18:12 - 13 Shtator, 2024

Një zgjidhje me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, tha të premten ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares.

Ai po i drejtohej një konference shtypi përpara fillimit të një takimi ministror në Madrid, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të disa vendeve myslimane dhe evropiane, si dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Albares tha se një bashkëjetesë e sigurt dhe paqësore e izraelitëve dhe palestinezëve do të ishte e mundur përmes formimit të një shteti të pavarur palestinez që do të përfshinte Gazën dhe Bregun Perëndimor, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

“Kjo është ajo që motivoi njohjen e Spanjës më 28 maj të Palestinës si shtet, së bashku me Norvegjinë, Irlandën dhe Slloveninë,” tha ai.

Për axhendën dhe qëllimin e takimit të sotëm, Albares tha se “Ne duam të promovojmë një konferencë ndërkombëtare të paqes me palët dhe agjencitë e OKB-së dhe nëse palët nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të arrijnë paqen, komuniteti ndërkombëtar duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij dhe të bëjë përparim”.

Duke shprehur mbështetjen për përpjekjet për të siguruar një marrëveshje urgjente armëpushimi për Gazën, Albares tha “Nuk ka asnjë justifikim për të vazhduar shtyrjen e marrëveshjes dhe për të zgjatur vuajtjet e miliona civilëve të pafajshëm.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!