Spanja vendos ligj të ri për turistët/ Njihuni me ndryshimet e reja

schedule19:23 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 19:23 - 2 Dhjetor, 2024

Spanja ka ndryshuar rregullat e reja për vizitorët. Qeveria ka miratuar një ligj të ri që ka për qëllim të përmirësojë sigurinë kombëtare të vendit.

Ligji kërkon që ofruesit e akomodimeve dhe kompanitë e dhënies me qira të makinave të mbledhin informacion personal rreth klienteve të tyre dhe ta ndajnë atë me qeverinë spanjolle.

Nëse do të udhëtoni për në Spanjë së shpejti, mos u shqetësoni nëse në çdo lloj akomodimi në Spanjë, qoftë hotel, hostel, apo Airbnb ju kërkohet të plotësoni këtë dokumentacion.

Emri i plotë, data e lindjes , gjinia, kombësia, numri i pasaportës, adresa e shtëpisë, numri i telefonit, adresa e emailit, numri i personave që udhëtojnë me ju dhe lidhja që keni me ta, nëse ndonjë udhëtar nën moshën 14 vjeçare

Nëse vendosni të merrni një automjet me qira gjatë qëndrimit tuaj në Spanjë, qeveria do të kërkojë gjithashtu akses në lejen tuaj të drejtimit, informacionin e pagesës dhe të dhëna të tilla si të dhënat GPS të makinës, nëse janë të disponueshme.

Këto ndryshime nuk do të ndikojnë shumë në pushimet tuaja, megjithatë udhëtarët duhet të jenë të përgatitur për të plotësuar mundësisht dokumente shtesë ose për të kaluar pak më shumë kohë gjatë regjistrimit. / abcnews.al