Spanja thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Libani

schedule14:50 - 5 Gusht, 2024

schedule 14:50 - 5 Gusht, 2024

Qeveria spanjolle ka këshilluar qytetarët të mos shkojnë në Liban, duke marrë parasysh situatën aktuale dhe u ka kërkuar bashkatdhetarëve që gjenden atje, veçanërisht nëse qëndrimi i tyre është i përkohshëm, të largohen nga vendi.

“Madridi paralajmëron për faktin se, duke marrë parasysh kontekstin e përgjithshëm të paqëndrueshmërisë, episodet e dhunës, përfshirë dhunën e armatosur dhe protestat mund të ndodhin në çdo zonë të Libanit, është e këshillueshme që të shmangen demonstratat dhe tubimet”,  thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!