Spanja regjistron numrin më të lartë të vdekjeve që nga viti 1941

schedule13:45 - 17 Qershor, 2021

schedule 13:45 - 17 Qershor, 2021

Niveli i vdekshmërisë është rritur me 17.7% në Spanjë gjatë vitit 2020 krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave  nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INE). Niveli i vdekshmërisë në Madrid  ishte 41.2%, në Castilla-La Manca 32.3% dhe në Castilla-Leon 26%.

Në total, numri i viktimave në vend gjatë  2020 ishte 492,930 (si rezultat i pandemisë), duke krijuar një çekuilibër të madh demografik. Në vitin 2019 numri i personave që humbën jetën ishte 74,227 më pak.

Nga ana tjetër, numri i lindjeve gjatë vitit  2020 ishin 339,206, një ulje prej 5.94% krahasuar me një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!