Spanja raporton 378 viktima nga koronavirusi në 24 orë

schedule14:45 - 25 Prill, 2020

schedule 14:45 - 25 Prill, 2020

Spanja ka raportuar se gjatë 24 orëve të kaluara 378 viktima të koronavirusit.

Shifra e re paraqet rritje të lehtë të numrit të viktimave në krahasim me rastet fatale që u raportuan të premten – 367. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 22,902.

Ndërkohë u shënuan edhe rreth katër mijë raste të reja  dhe numri i përgjithshëm shkoi në 223,759 persona të prekur.

Agjencia “Reuters” raportoi se Ministria e Shëndetësisë e Spanjës nuk ka mundur që t’i konfirmojë menjëherë shifrat e raportuara nga gazetat vendore.

Sidoqoftë, me këto shifra Spanja mbetet në vendin e dytë në botë sa i përket rasteve të të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara, dhe në vendin e tretë për numrin e viktimave, pas ShBA-së dhe Italisë.

Qeveria spanjolle ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese, përfshirë lejimin e fëmijëve që të dalin jashtë, por i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për 1.5 trilion euro për të rimëkëmbur ekonominë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!