Spanja po përballet me ‘zjarret më të këqija’ në 40 vjet

schedule19:44 - 17 Gusht, 2023

schedule 19:44 - 17 Gusht, 2023

Presidenti i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, tha se zjarri që po vazhdon jashtë kontrollit duke kërcënuar shtëpitë dhe zonat e çmuara natyrore, është një nga “zjarret më të këqija” në katër dekada.

Clavijo u tha gazetarëve se përpjekjet për të shuar flakët kanë qenë jashtëzakonisht të vështira sepse zjarri po krijon klimën e tij “të veten” që po sfidon parashikimet.

Ai tha se shuarja e zjarrit së shpejti do të jetë kritike, sepse temperaturat pritet të rriten çdo ditë deri të dielën.

Zjarri në ishullin spanjoll Tenerife ka djegur 2.600 hektarë në më pak se 48 orë.

Afërsia me zonat e populluara shkaktoi evakuime në disa qytete.

Në total, 7.600 njerëz janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre ose të qëndrojnë brenda. Urdhrat e izolimit të brendshëm nuk janë vetëm për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, por për shkak të rrezikut të hasjes së prushit të djegur dhe për t’u siguruar që zjarrfikësit të lëvizin pa ngarkesë.

Zjarri po përhapet në Parkun Natyror Arico, më i madhi në Ishujt Kanarie. Sipas raportimeve të mediave, ai po vazhdon nëpër disa nga pyjet më të ruajtura në arkipelagun spanjoll, shtëpi e specieve unike, siç është borësi i kaltër i Tenerifes.

Gazeta “La Provincia” raportoi se një nga vendvështrimet më të bukura dhe më ikonike të ishullit, Mirador de Chipeque, është dëmtuar gjithashtu.