Spanja përballet me thatësirë ekstreme, rezervuarët prekin fundin

schedule15:36 - 23 Qershor, 2023

schedule 15:36 - 23 Qershor, 2023

SPANJË- Rezervuari i madh i Spanjës ‘Rialb’ po pasqyron pamjen aktuale të krizës së ujit në vend, ndërsa niveli i tij ka rënë në pikën më të ulët në më shumë se tri dekada.

Ashpërsia e situatës bëhet e dukshme përmes fotografive, të cilat shfaqin ndikimin e dukshëm të krizës së mungesës së ujit.

Aktualisht me vetëm 8 për qind të kapacitetit të tij, rezervuari ‘Rialb’ në provincën katalanase Lleida është një burim i rëndësishëm uji në rajon, duke kontribuuar në bujqësi dhe në prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Ndërsa Spanja po lufton kundër efekteve të kombinuara të ndryshimit të klimës dhe menaxhimit të dobët të ujit, çështja urgjente e mungesës së ujit zë qendrën e vëmendjes, duke kërkuar veprime urgjente dhe zgjidhje të shpejta dhe të duhura për të zbutur vështirësitë me të cilat përballen komunitetet që janë goditur nga efektet e thatësirës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!