Spanja njeh pasaportën e Kosovës, qytetarët mund të lëvizin lirshëm drejt këtij shteti

schedule19:17 - 6 Janar, 2024

schedule 19:17 - 6 Janar, 2024

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që me liberalizimin e vizave të vizitojnë edhe Spanjës.

Madridi zyrtar i cili është edhe një ndër 5 vendet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës brenda Bashkimit Europian ka marrë vendimin që tani më të njohë pasaportat e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj që duan të vizitojnë këtë vend.

Zëvendës Kryeministri I Kosovës Besnik Bislimi që dha lajmin nëpërmjet një statusi në rrjetin social Faceebok ku shkroi se Drejtoria e përgjithshme për Migrim dhe Punë të Brendshme në Bashkimin Europian ka njoftuar Prishtinën Zyrtare se Spanja njeh tani më pasaportat e Kosovës.

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk nënkupton që ky vend tani më njeh Kosovën si shtet, megjithatë njohja e dokumenteve zyrtare shihet si një hap pozitiv.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!