Spanja në ankth, titullari i Luis Enrique rrezikon ndeshjen me Italinë

schedule08:57 - 4 Korrik, 2021

schedule 08:57 - 4 Korrik, 2021

Italia dhe Spanja po përgatiten për gjysmëfinalen e ditës së martë. Dy kombëtaret do të ndeshen në “Wembley” (6 korrik, 21:00) me synimin për të kaluar në finalen e Euro 2020.

Një titullar iberik shqetëson trajnerin Luis Enrique dhe është në dyshim për sfidën ndaj skuadrës së Roberto Mancinit. Ai është Pablo Sarabia, autori i dy golave deri tani.

 

Lojtari i PSG-së pësoi një dëmtim në ndeshjen me Zvicrën. Kontrollet mjekësore konfirmua një kontraktim të aduktorit të djathtë.

Mediat spanjolle janë pesimiste në lidhje me shanset që ka 29-vjeçari për t’u rikuperuar në kohë rekord dhe për të qenë gati për duelin ndaj Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!