Spanja merr nesër kontrollin në Katalonjë

schedule19:26 - 20 Tetor, 2017

schedule 19:26 - 20 Tetor, 2017

Të shtunën qeveria spanjolle do të aktivizoje artikullin 155 të kushtetutës dhe do të marrë kontrollin e plotë në rajonin autonom të Katalonjës. Ndërsa do të shpallë edhe zgjedhje të parakohëshme në janar pas rrëzimit të qeverisë së presidentit Karles Puixhdemon.

Qeveria spanjolle dhe opozita socialiste “Psoe” ranë dakord të thërrasin zgjedhje të parakohëshme në janar në Katalonjë. Ky vendim vjen në kontekst të masave që Madridi do të vendosë pas marrjes së kontrollit të rajonit autonom përmes aktivizimit të artikullit 155 të Kushtetutës. Nga ana tjetër kryeministri Mariano Rahoi ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave për të bllokuar qeverinë e presidentit të Katalonjës, Karles Puixhdemon.
Mariano Rajoy, Kryeministër i Spanjës: “Kemi mbërritur në një pikë kritike. Separatistët kanë shkelur sundimin e ligjit. Të shtunën Këshilli I Ministrave do të njoftojë masat e nevojshme për rivendosjen e ligjshmërisë dhe normalitetit institucional në vend, sepse nuk mund të ketë një pjesë të shtetit ku ligji nuk zbatohet ose nuk ekziston. Situata ekzistuese është krijuar për shkak të vendimeve të papërgjegjshme nga ana e drejtuesve politikë, të cilët ishin të paaftë të jenë në lartësinë e rrethanave”.
Masat që do të diskutohen të shtunën për të ndaluar procesin e separatistëve në Katalonjë do të aprovohen me 27 tetor në seancën plenare të Senatit të Madridit. Kjo është bërë e ditur nga burime të mediave spanjolle nga parlamenti I këtij vendi. Paketa e masave kërkon aprovimin me maxhorancë apsolute të Senatit, siç parashikohet në artikullin 155 të kushtetutës.
Ndërkohë, falë aktivizimit të këtij neni, qeveria spanjolle do të marrë kontrollin e policisë rajonale të Katalonjës “Mossos” dhe televizionin public “Tv3”. Gjithashtu sipas një zyrtari të opozitës të përfshirë në negociata me qeverinë për Katalonjën, Madridi do të kontrollojë edhe financat e rajonit autonom që bëjnë pjesë në kompetencat e presidentit Puixhdemon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!