Spanja ka aprovuar ligjin për eutanazinë, projekt-ligji i propozuar mori aprovimin përfundimtar në Senat, falë 202 votave pro, 141 kundër dhe dy abstenime.
Ligji parashikon që ndaj personave me sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme, të përdoret “eutanazia”, me kusht që të jetë kërkuar nga vetë i sëmuri dy herë me shkrim përpara ekzekutimit të saj, dhe pasi të jenë prezantuar raportet mjekësore të domosdoshme, që demonstrojnë gjendjen e rëndë të pacientit, në mënyrë që Eutanazia të aprovohet unanimisht.
Kërkesa e pacientit do të ekzaminohet nga një komision i specializuar mjekësh, dhe nëse komisioni e aprovon eutanazinë do të kërkohet edhe një herë të fundit konsensusi i pacientit.
Komisioni i vlerësimit do të ketë 19 ditë kohë përpara dhënies së përgjigjes.
Ligji i eutanazisë do të hyjë në fuqi pas tre muajsh, duke e bërë Spanjën vendin e shtatë në botë, pas Holandës, Belgjikës, Luksemburgut, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Kolumbisë./abcnews.al