Spanja “kompenson” viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike

schedule18:07 - 23 Prill, 2024

schedule 18:07 - 23 Prill, 2024

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike, njoftuan mediat.  Plani, i cili u miratua me rekomandimin e Avokatit të Popullit të Spanjës, përfshin masa për të parandaluar, riparuar dhe shlyer borxhin me viktimat, tha transmetuesi publik RTVE, duke cituar ministrin e Drejtësisë Felix Bolanos.

Masat, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2027, janë të përshtatura në pesë akse veprimi: njohja dhe dëmshpërblimi, kujdesi për viktimat, parandalimi, edukimi për ndërgjegjësimin dhe zbulimi dhe hetimi i rasteve, ka thënë Bolanos.

Ai ka deklaruar se bisedimet me Kishën, roli i së cilës do të ishte thelbësor në zbatimin e planit, tashmë kanë filluar.

“Kisha e ka njohur ekzistencën e këtyre abuzimeve dhe po punon se si të kompensojë viktimat e abuzimeve që ata njohin se kanë ndodhur”, ka thënë ai.