Spanja ka vendosur përdorimin e vaksinës AstraZeneca vetëm për grupmoshat mbi 60-vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias, theksoi se ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet me 60-vjeçarët të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.
Spanja është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, me më shumë se 3,2 milion raste me Covid dhe 76, 000 viktima.
Ndërkohë në Spanjë deri më tani janë vaksinuar më shumë se 6,2 për qind e qytetarëve me të dyja dozat anti-Covid.
/abcnews.al/