Spanja hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht

schedule08:48 - 7 Qershor, 2021

schedule 08:48 - 7 Qershor, 2021

Spanja ka rihapur kufijtë për turistët ndërkombëtarë që janë të vaksinuar plotësisht, duke shpresuar të ringjallë turizmin  i cili si kudo në botë është prekur më shumë gjatë pandemisë. Ministrja e shëndetësisë, Carolina Daria, tha se Spanja ishte “në procesin e udhëheqjes globale në sektorin  e turizmit”.

“Spanja është një destinacion i sigurt,” tha ajo.

Të gjithë turistët që do të hyjnë në Spanjë do të kenë nevojë për një test anti-gjeni por turistët që vijnë nga vendet më të prekura si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania do të duhet të karantinohen.

Sipas AFP, në aeroportin e  Spanjës në Malaga priten të mbërrijnë të hënën në mëngjes, turistë nga vendet përreth Europës si Berlini, Lille, Frankfurti dhe Londra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!