Spanja, festë dhe futboll, rivalët tanë festojnë ditëlindjen e trajnerit

schedule15:36 - 22 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 22 Qershor, 2024

Lavdinë po e kërkon shumë vonë. Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës festoi ditëlindjen e tij të 63-të, dhe pas fitores me Italinë duket sikur ka kohë në “Olimpin” e futbollit. Një rast i çuditshëm, pak a shumë si teknikët e dikurshëm të Gjermanisë Perëndimore, thuajse pa përvojë klubesh, por një mjeshtër me seleksionet.

De la Fuente ka drejtuar prej 10 vitesh, Spanjën U19, U21, U23 dhe tani ekipin e parë spanjoll. Ka fituar Europianin U19, Europianin U21 dhe medaljen e argjendtë olimpike, por ende nuk ka një titull me kombëtaren e madhe. Ndoshta, do ta fitojë tani në Gjermani.

Triumfi ndaj Italisë jep besim, ndërsa të hënën “iberikët” do të luajnë ndeshjen e tretë e të fundit në grup, pikërisht ndaj Shqipërisë. Favoritët e grupit tonë, dhe një nga pretendentët kryesorë në Euro 2024, do të kenë të paktën dy mungesa.

Mesfushori i rëndësishëm Rodri është i pezulluar pas të verdhës së dytë në turne, marrë kundër Italisë. Sulmuesi Ayoze Perez është i dëmtuar. Ai u aktivizua në pjesën e dytë ndaj Italisë, ndërsa nuk mundet të stërvitet me shokët. De la Fuente nuk ka ndërmend të rrezikojë, ndërsa ka në plan të bëjë disa zëvendësime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!