Spanja: E papranueshme që disa shtete të BE-së vendosin sanksione ndaj prodhimeve ukrainase

schedule12:56 - 18 Shtator, 2023

schedule 12:56 - 18 Shtator, 2023

Besoj se është një gabim dhe një fakt i papranueshëm me ligjet e BE-së, që disa shtete anëtare të vendosin për masa të njëanshme kufizuese të importeve të mallrave bujqësore ukrainase, deklaroi ministri spanjoll i Bujqësisë, Luis Planas, i cili mban presidencën e radhës të BE-së, mbi ndalimet e vendosura nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia.

”Komisioni vuri në dukje normalizimin e eksporteve dhe njoftoi se nuk do të zgjaste kufizimet dhe se Ukraina u angazhua të vendosë masa nëse është e nevojshme për të shmangur efektet padëshiruara. Por, disa shtete anëtare kanë shpallur masa që nisin sot, të cilat për mendimin tim janë të papranueshme me ligjin e BE-së”, theksoi Planas.

”Sot do të dëgjojmë nga Komisioni Evropian se çfarë çoi në vendim dhe çfarë synon të bëjë me tre shtetet që kanë shpallur masa kufizuese të njëanshme”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!