Spanja planifikon të dërgojë në Ukrainë gjashtë tanke Leopard të prodhimit gjerman. Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles e bëri njoftimin sot para ligjvënësve, duke shtuar se ata mund të dërgojnë më shumë në të ardhmen.
Tanket do të dërgohen në Ukrainë në fund të marsit ose në fillim të prillit, tha ajo. Vende të tjera të NATO-s kanë premtuar se do të dërgojnë 48 Leopard 2 në Ukrainë.
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një skuadron prej 14 tankesh Challenger 2 deri më tani, por Boris Johnson i ka kërkuar qeverisë të dërgojë më shumë.
Joe Biden do të takohet sot me udhëheqësit e anëtarëve lindorë të NATO-s, të cilët përfshijnë shumë nga mbështetësit më të fortë të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
/abcnews.al