Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanja dhe Franca kundër qendrave të kthimit të emigrantëve jashtë BE

schedule19:19 - 19 Qershor, 2026

schedule 19:19 - 19 Qershor, 2026

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca nuk mbështet ngritjen e qendrave të kthimit për migrantët jashtë Bashkimit Evropian, duke argumentuar se një politikë e tillë nuk është efektive dhe nuk përputhet me parimet themelore të Evropës.

Duke folur pas përfundimit të samitit të liderëve evropianë në Bruksel, Macron theksoi se mbështet një qasje më të fortë kundër migracionit të parregullt dhe favorizon mekanizma më efikasë për kthimin e personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në BE.

“Po, për një politikë kundër migracionit të parregullt, e cila do të na bëjë më efektivë dhe që çon në kthime. Sa i përket Francës, jo për qendrat e kthimit në vendet e treta”, u shpreh ai.



Sipas presidentit francez, qendra të tilla nuk kanë dëshmuar efektivitet dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. Megjithatë, ai shtoi se respekton qëndrimin e vendeve që dëshirojnë të ndjekin këtë model.

Edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u shpreh kundër kësaj ideje gjatë një konference për shtyp pas samitit. Ai tha se Spanja është në mesin e pak vendeve që kundërshtojnë krijimin e qendrave të tilla, duke argumentuar se ato do të përbënin një shpërdorim të burimeve financiare.

“Këto qendra thjesht do të shpërdoronin fondet dhe Evropa nuk ka shumë burime për të humbur”, deklaroi Sanchez.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!