Napoli dhe Milan do të përballen mes tyre ditën e nesërme, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Seria A.
Një ndeshje e cila shikon të dyja skuadrat të luftojnë për kreun e klasifikimit ndërsa aktualisht ndajnë edhe të njëjtën kuotë pikësh 57-të.
Në konferencën për shtyp trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, foli për takimin me Milan si dhe vështirësinë që ka kjo ndeshje.
KUSH ËSHTË MË MIRË NGA EKIPET? “Nuk e di se kush është më mirë, do ta tregojë fusha, ne jemi aq mirë sa është e mundur, flas për ekipin tim. Jemi në maksimumin e mundësive për të luajtur ndeshjen”.
RRUGËTIMI- “Kemi pasur shumë lëndime, mendoj se edhe Milani. Na është dashur të rregullojmë shumë gjëra. Kemi ndërtuar forcën e ekipit gjatë kohës që ishim në vështirësi. Përgëzoj Milanin për rrugëtimin që ka bërë me Piolin ndër vite. Ai ka ndërtuar një ekip të madh me Massara të cilin e njoh mirë, kam folur disa herë me Maldinin, ata janë një klub i fortë”.
Stadiumi blu që rikthehet për të kënduar me grupe të organizuara, emocionet e tij dhe ndërgjegjësimi i skuadrës?
MOTIVIMI- “Ndjesitë e mia janë pozitive, nuk i njoh të të tjerëve, por nuk mund të jenë më të motivuar se ne. Së bashku me klubin po ndërtojmë një ekip të mirë, të gjithë së bashku, përfshij edhe publikun Napolitan që na karakterizon”.
TITULLI- “Ne duam të luajmë shanset tona, e dimë që luajmë shumë, por kemi mundësinë të bëjmë të pavdekshme karrierën tonë. Gjithçka do të luhet kundër skuadrave shumë të forta në të njëjtin nivel me ne dhe kjo do të varet nga shumë faktorë. Ata mund të jenë më të fortë se ne, por është e vështirë për ta të jenë më të motivuar se ne”.
STILI I LOJËS- “Përveç lojës, intuitës dhe talentit, duhet të kemi më shumë forcë fizike gjatë ndeshjes. Milani është i fortë. Ka karakteristika që alternon daljet e ngushta me ato të gjata. Ata vazhdimisht luajnë topin te portieri dhe ti e ngushton ekipin, por më pas e hedhin pas shpinës së mbrojtësave, ku kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe krijojnë aksione.
Pak a shumë si ajo që bëjmë ne me Osimhen. Duhet të jemi të kujdesshëm, të alternojmë pak nga të gjitha cilësitë që futbolli modern tashmë ka plot”. /f.a/abcnews.al