Pas dëmtimit të sulmuesit Victor Osimhen i cili do të mungojë minimumi 1 muaj, Napoli merr një tjetër lajm të keq.
Mesfushori Frank Anguissa është i dëmtuar duke shfaqur një shqetësim në këmbën e tij të majtë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane mesfushori do të mungojë të paktën 20 ditë, çka do të humbasë edhe sfida të rëndësishme që Napoli do luaj në kampionat me Lacio, Sassuolo, Atalanta dhe në Europa League me Spartaku i Moskës dhe Leicester City.
Në këtë mënyrë “dhimbjet e kokës” për trajnerin Luciano Spalletti sapo kanë filluar. /f.a/abcnews.al