Spalletti ka folur për largimin e mundshëm nga Napoli

schedule17:45 - 20 Maj, 2023

schedule 17:45 - 20 Maj, 2023

Luciano Spalletti ka folur për largimin e mundshëm nga posti i trajnerit të Napolit.

Trajneri vuri në dukje se kjo pyetje nuk duhet t’i bëhet atij, por drejtuesve të klubit.

“Nuk kam marrë oferta nga ekipet e tjera. Të gjitha këto histori janë trillime. Klubi duhet ta sqarojë këtë”, tha Spalletti.

Kujtojmë se këtë vit Napoli fitoi titullin e parë të ligës që nga sezoni 1989/90.

Kontrata e trajnerit 64-vjeçar me klubin italian është deri më 30 qershor 2024. Ai është në krye të Napolit që nga vera e vitit 2021.

Më parë, Spalletti drejtoi Romën, Interin dhe Zenitin e Shën Petersburgut. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!