Napoli arriti mbrëmjen e djeshme suksesin e radhës në Kampionatin italian të futbollit, Serie A, teksa arriti të triumfonte me rezultatin e ngushtë 1 me 2, ndaj “diletantëve” të Leçe.
Pas triumfit, tekniku Spalletti ka vendosur të mos u japë asnjë moment pushim të tijve, me skuadrën napoletane që ka rinisur stërvitjen menjëherë mëngjesin e sotëm, në kuadër të sfidës së parë çerek-finale ndaj Milanit, në UEFA Champions League.
Mirëpo, lajmi nuk është ky, por prezenca e “bomberit” nigerian, Victor Osimhen në seancën stërvitore, me “makinerinë e golave” të Napolit që është stërvitur individualisht në palestër, duke gëzuar kështu teknikun italian.
Osimhen pritej të ishte i pranishën në fushën e lojës vetëm pas 2 sfidave të çerek-finaleve ndaj Milan, në UEFA Champions League, por sipas mediave italiane, “bomberi” mund të jetë i pranishëm që në sfidën e parë. /i.m /abcnews.al