Napoli fitoi dhe mori vendin e parë ditën e djeshme, pas një goli të shënuar në shtesë nga Fabian Ruiz. Trajneri Luciano Spalleti nuk duroi dot dhe iu kthye atyre që e kritikuan për barazimin kundër Cagliari.
“Mendoj se në përgjithësi skuadra e meritoi fitoren. Dua t’i dëgjoj tani ata që thonë që ky ekip nuk ka karakter, është i butë, i plogësht. Kjo skuadër ka patjetër karakter. Njerëzit thanë që nuk mund të barazonim ndaj Cagliari, ndërkohë ata shkuan e mundën Torinon në shtëpinë e vet.
Humbëm kundër Barcelonës pasi morëm një rezultat të mirë në Camp Nou. Ishte faji im në ndeshjen e dytë, pasi u kërkova të silleshin ashtu në fushë. Shoh një atmosferë të shëmtuar rreth këtij ekipi, njerëz që përpiqen të thonë që na mungon karakteri. Dua t’i shoh ta thonë këtë tani.
Ka edhe shumë ndeshje, por kjo skuadër ka potencial dhe e tregoi sonte. Kjo Lazio është tjetër nga ajo që kemi mundur në fillim, pasi luajnë mirë, bëjnë presing dhe sulmojnë. Ne u treguam të zgjuar.
Njerëzit thonë hiqe Fabianin, hiqe Fabianin. Unë e lë në fushë dhe ai shënon gol. Nuk e di ku duan të na shpien njerëzit, por ndoshta e bëjnë sepse kanë frikë të përballen me kundërshtarë të tillë që luajnë futboll të hapur. Gjithsesi futbollistët e mi nuk kanë frikë”, u shpreh Spalleti për DAZN. / abcnews.al