Penalltia ishte moment përcaktues në humbjen e Interit përballë Sasuolos, sipas trajnerit Spaleti.
Duke mos dashur të komentojë nëse ishte apo jo faull për penallti, trajneri i Inter, Luciano Spalletti, e konsideron këtë moment si kushtëzuesin e lojës së skuadrës së tij.
Luciano Spalletti, Trajner i Interit: “U kushtëzuam nga penalltia. Ajo që bën diferencën është penalltia. Ndeshjen e humbëm me këtë penallti. Mund të bënim diçka më shumë, por ne luajtëm dhe bëmë lojë edhe me vështirësitë që patëm. Sassuolo fitoi me meritë”.
Në mesin e pjesës së parë, gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh për Sassuolo. Futbollistët e Interit pretenduan se faulli nisi jashtë zone. Përpjekjet e zikaltërve për të shmangur turpërimin në nisje të sezonit rezultuan të kota, pasi Sassuolo e vendosur mirë në mbrojtje nuk lejoi prekjen e rrjetës.
Roma vuajti shumë ndaj Torinos, por në fund të takimit, pikërisht në minutën e ‘89, mënyra e shënimit të golit u duk shumë e thjeshtë. Edin Dzeko shpërtheu në festë pas golit që i dha Romës fitoren e parë të sezonit. Të shtunën, Juventus me Rnaldon në fushë fitoi me vështirësi me Chievon, ndërsa portugezi nuk shkëlqeu në debutim./abcnews.al