Luciano Spalleti rikthehet në Milano, këtë herë si kundërshtar. Tani në pankinën e Napolit që ndan kreun me Milanin, tekniku flet për sfidën me Interin, pjesën e emocioneve dhe komenton edhe fjalët e thëna që ai ka merita për fitimin e titullit nga zikaltrit sezonin e shkuar.
“Do të dalë një ndeshje e madhe. Ata janë shumë të fortë, e kanë treguar në të shkuarën dhe vazhdojnë ta bëjnë me Inzaghin. Për mua nuk mund të jetë kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat, sepse për mënyrën si e jetoj futbollin, e shkuara nuk është kurrë e shkuar. Do të falënderoj tifozët, pavarësisht pritjes që do të më bëjnë, po ashtu edhe ish-lojtarët e mi, që më kanë ndjekur në gjithçka”.
“Nuk është një sfidë vendimtare, ndonëse është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ka shumë ekipe të forta dhe vështirësi që mund të vijnë nga të gjitha anët në këtë kampionat. Do të jetë një ndeshje e bukur. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë dhe do të kërkojnë fitoren.
“Nuk kam thënë kurrë që meritat për titullin e Interit ishin edhe të mijat, disa deklarata të miat u kthyen përmbys. Kur largohem nga një klub bëj llogaritë si e kam lënë dhe sa kam fituar, përqendrohem tek puna ime dhe jo tek e të tjerëve.
Unë e mbylla tek Interi me vështirësitë e menaxhimit, por nuk thashë asgjë dhe ika në shtëpi, sepse më çuan në shtëpi. Një që shpenzon 240 milion euro rroga është i ndryshëm nga një që shpenzon 100 milion. Jam shumë i lumtur që i dhashë formë disa pjesëve në Pinetina”. / abcnews.al