Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SPAK zgjeron hetimet, çfarë dyshon prokuroria se fshihet pas transferimit të të dënuarve në burgje

schedule12:51 - 15 Shkurt, 2021

schedule 12:51 - 15 Shkurt, 2021

SPAK ka zgjeruar hetimet në lidhje me grupin e Gjykatës së Krujës pas 10 arrestimeve të bujshme javën e shkuar.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcneës.al se SPAK është duke hetuar edhe vendimet për transferimin e të burgosurve nga burgjet e tjera për tek ai i Fushë Krujës duke patur dyshime të forta se ka patur një skemë të organizuar në këtë drejtim.

Hetimet gjithashtu janë shtrirë edhe tek transferimet në burgjet e tjera të vendit për të parë nëse ka patur apo jo shkelje, ndërsa ILD ka njoftuar nisjen e hetimit për lirimet e kryera sëfundmi nga burgjet.



SPAK arrestoi javën e kaluar gjyqtaren Enkeleida Hoxha, sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku si edhe shtatë persona të tjerë të akuzuar se përmes një skeme korrupsioni kanë mundësuar uljen e dënimit ose lirimin e të burgosurve të ndryshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!