Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK theu mitin”, Meçe: Nuk mendohej që në Shqipëri të prodhohej një ligj që do të shkonte deri te politikanët

schedule20:51 - 23 Maj, 2024

schedule 20:51 - 23 Maj, 2024

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News foli për reformën në sistemin e drejtësisë, ku tha se sheh një sistem drejtësie që po vendos fundin pandëshkueshmërinë.

Më tej ai tha se SPAK ka thyer mitin, pasi nuk mendohej që në Shqipëri të prodhohej një ligj që do të shkonte deri te politikanët.

“SPAK po armatoset me prova që vijnë nga shërbime partnere. Nuk është e habitshme kjo. Vijmë te pjesa tjetër. Shoh një sistem drejtësie që po vendos fundin pandëshkueshmërinë, mungesa e zbatimit të ligjit. Kjo ka për synim të vendosë para ligjit të gjithë ata që prishën ekuilibrin e barazisë. Vetë efekti i goditjes së krimit, pandëshkueshmërisë sjelli pastrimin e tyre. Përmes zbatimit të ligjit nuk sjell gjë tjetër veç se pastrimin e tyre. Ligji ka një mision dhe nëse bëjmë një veprim në përputhje me misionin, prevalon misioni. Dy ligje që janë zbatuar, efektet në ambientet shoqërore kanë qenë të jashtëzakonshme.

Politika përgjithësisht, nuk po kap krahët, kanë thënë se reforma në drejtësi ka qenë vullnet I të gjithëve. Po thyhet një mit, që ligji vinte deri në një nivel, por nuk i godiste më sipër. Vendimmarrës ishin këta sipër dhe këta ligjin e bënin të përkryer, por nuk mendonin se do prodhonin një mekanizëm që goditja do vinte deri tek ata”, tha Meçe.

Ndërsa analisti Frrok Çupi tha se “Nëse SPAK nuk pastron rrugën do të thotë se do këtë njerëz servil. Nuk mund të bëjë një hap, përveç kriterit evropian. Po shohim të dërguarit e Evropës që thonë se Shqipëria ka pasur arritje ne reforma. Vendi ynë është në një situatë ku po del nga një terr i madh. Është si të dalësh nga strukturat mesjetare dhe të vish në jetë. Padyshim do gabosh, por demokracia është ligj dhe ligji është i ashpër, i rreptë, ligji nuk është mamaja, apo kujdestarja. Ligji nuk të fal.”

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!