“SPAK të hetojë pasurinë”, Kraja i përgjigjet Murrizit: Nuk i ndjekim njerëzit nga pas

schedule11:56 - 14 Qershor, 2021

schedule 11:56 - 14 Qershor, 2021

Kreu i SPAK, Arben Kraja  këtë të hënë në senacën plenare ka prezantuar raportin e punës së tij në Krye të SPAK për këtë periudhë.

Gjatë fjalën së tij Kraja është pyetur nga deputeti i opozitës  Myslim Murrizi në lidhje me hetimet pasurore dhe zgjedhore.

Keni 1 vit e gjysëm drejtues, e keni mandatin 3-vjeçar. Ndoshta ju ra barra e rëndë të ishit ju drejtues, pa hetues, pa paga, pa buxhetin e duhur e me radhë. Gjithsesi pritshmëria ka qenë shumë e madhe nga SPAK. 588 hetimet që ju raportuar e 260 persona të pandehur. Sa prej tyre i përkasin sferës së lartë, banorëve të kësaj salle, ish-të rreshtuarve pas kurrizit tënd dhe funksionarëve të Bashkive që unë jam i bindur se është objekti i punës tuaj. Çfarë ka patur në fokus nga njerëzit në pushtet, sa prej tyre? Personalisht shoh sa herë del në deklaratë publike Gaz Bardhi, ju i përgjigjeni. Unë jam Myslim Murrizi, të kam denoncuar një tender abuziv 27.3 milion euro të uniformës së Policisë, janë vjedhur mbi 10 milion euro. Kaq i rëndësishëm është Gaz Bardhi. Çfarë faze është hetimi, a ka filluar hetim a jo. Megjithëse është në raportin e vitit që vjen, ju takon juve. Krimet zgjedhore i përkasin SPAK, 108 kuti u hapën në Durrës, dolën se PD, PS e LSI kishin vjedhur, këta që kishin numërues. Çfarë pret SPAK, duhet deklaratë e Gazit”, ka thënë Murrizi.

Në përgjigjen e tij Kraja ka thënë se SPAK nuk del dot në rrugë e tu kërkojë njerëzve se ku e kanë blerë shtëpinë, por garanton se për çdo informacion që i vjen do të reagojë.

Sa për krimet zgjedhore, drejtuesi i SPAK thotë se kanë nisur 50 procedime penale për zgjedhjet e 25 prillit dhe kur të ketë rezultate përfundimtare do njoftohet publikisht.

Për pyetjen e parë. Unë jam drejtues i SPAK. Në këtë cilësi kam detyrime ligjore, përparësore për të krijuar institucionin, jo se e krijoj unë, por për të krijuar kushte. Pjesë e punës sime ka qenë vënia sa më shumë në dispozicion. Kam bërë përpjekje të vazhdueshme, për plotësimin e boshllëqeve ligjore për pagat. Kam bërë komunikime të vazhdueshme, qoftë dhe asistencë të ngritjes së një institucioni. Fakti që është mandate 3 vjet është kushtetues. Brenda këtij mandate besoj do i bëj të gjitha, dhe institucioni më pas të bëhet produktiv.

Për Gaz Bardhin, prokurori apo unë s’kam bërë asnjë koment apo debat në media. Unë i përgjigjem atij që më sjell kërkesë zyrtare. Ju mund të na drejtoheni dhe ne ju kthejmë përgjigje.

Unë do them shkurt, SPAK është e përfshirë vetëm për korrupsionin aktiv e pasiv në zgjedhje. Kemi nisur mbi 50 procedime penale, kur të ketë rezultate do i japim.  Për hetimet pasurore, SPAK është strukturë ligjore, s’mund të dalë në rrugë e ti kërkoj dikujt sa e ke këtë shtëpi. Kemi fillaur dhe hetimet pasurore për krimin e organizuar dhe pastramin e parave. Ato pak raste, nga pikëpamja e vlerës janë me shumë rëndësi. E kemi përparësi hetimin pasuror. Në çdo rast që marrim informacion, do jetë objekt i ligjit”, ka thënë ai.

Po ashtu hetimet pasurore sipas Krajës janë një prioritet i SPAK. Ndërkohë pyetjes se a ka qenë hetues në vitet 1987-1991, Kraja e pranoi teksa shtoi se është verifikuar dhe ka marrë lejen për të vijuar si prokuror.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!