Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK të hetojë bashkiaken e Lushnjes”/ Gjykata e Posaçme e Apelit: Të shqyrtohet kallëzimi i qytetarit për Eriselda Sefën

schedule15:29 - 21 Tetor, 2025

schedule 15:29 - 21 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit, i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme SPAK që të nis hetimet për kryetaren e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa, në bazë të një kallëzimi të bërë nga një qytetar.

Organi i Akuzës, ishte shprehur për pushimin e çështjes në fjalë, gjë e cila u aprovua nga Gjykata e Posacme.

Por kallëzuesi ka apeluar vendimin duke iu drejtuar Apelit të Posacëm, me pretendimin se Eriselda Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit të Lushnjes.

Më tej kallëzuesi thotë  janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga vetë Eriselda Sefa dhe Këshilli Bashkiak Lushnje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!