SPAK po “godet” vetëm një krah, Beci: Perceptohet si e tillë pasi ata që janë në qeveri janë më të rriskuar

schedule21:20 - 9 Maj, 2022

schedule 21:20 - 9 Maj, 2022

Akuzat dhe thirrjet e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK, ishte tema që u diskutua në “Log.” Në Abc të gazetarit Endri Xhafo, të hënë në mbrëmje.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin, ish-Prokurori i krimeve të Rënda, Eugen Beci, gazetari, Artan Hoxha, si dhe analisti Neritan Alibali.

Lidhur me këtë çështje ish-prokurori Beci tha se sot SPAK nuk po heton në mënyrë të njëanshme.

Sipas tij duket sikur SPAK vepron vetëm në një anë, pasi ministrat dhe drejtuesit në detyrë janë më të rriskuar të hetohen, pasi akoma nuk mund të flitet për hetime historike.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Pse Rama sulmoi SPAK?

Beci: Së pari mendoj se reagimi i drejtuesit të SPAK është reagimi më normal që mund të bëjë një prokuror, ku asnjë nga krahët politik nuk kanë kënaqësinë të bashkëpunojnë. Sa i përket formës së reagimit të kryeministrit është normale. A është SPAK i njëanshëm sepse po godet në një oborr? Teknikisht të thuash që SPAK është i njëanshëm nuk bën sens. SPAK do të hetojë të gjitha subjektet që janë pjesë e hetimit, siç janë drejtuesit, ministrat dhe kryeministri. Që të hetosh korrupsionin duhet të kesh metoda proaktive. Personat që janë në detyrë janë më të rriskuar për tu ndjekur penalisht. Nuk mund të flasim për hetime historike që janë të 9 viteve më parë.

Xhafo: E lëmë për një moment Sali Berishën, po përmend gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dalë nga sistemi

Beci: Sepse ka ushtrim të ndjekjes penale. Çdo person i dalë nga vetingu ka detyrën të bëjë kallëzime penale të ushtrimit të detyrës së tyre. Nëse këto kallëzime bëhen, nuk ka asnjë pengesë për të patuar hetime.

Xhafo: Ju vetë që keni dalë nga sistemi ndiheni i shënjestruar ?

Beci: Aspak fare. Është e kaluar e gjitha në sistem të KPK, KPA është gjithçka e qartë dhe e njëanshme.

/T.H/Abcnews.al/