SPAK nis verifikimet për vrasjen e komisar Zylyftarit, merret në pyetje ish-avokati i Admir Tafilajt

schedule17:00 - 8 Tetor, 2021

schedule 17:00 - 8 Tetor, 2021

Prokuroria e Posaçme, do rihapë hetimet për vrasjen e bujshme të Komisar Arben Zylyftarit, ngjarje e ndodhur 21 vite më parë.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se për këtë çështje do të ripyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Mësohet se personi i parë i marrë në pyetje Sokol Koçiu, ish-avokati i Admir Tafilajt, i dënuar përjetë për vrasjen e ish kryepolicit te Shkodrës.

Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se, Admir Tafilaj ka pretenduar se ngjarja është e pa zbardhur dhe është manipuluar. Ndërsa verifikimet do vijojnë  dhe pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!