Ky është momenti kur efektivët e policisë shoqërojnë në ambientet e policisë zyrtarët e arrestuar ditën e sotme për korrupsion gjatë operacionit të finalizuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në drejtimin e SPAK.
Pamjet janë shpërndarë nga Policia e Tiranës, ndërsa shihet se me pranga në duar, zyrtarët shoqërohen për në komisariat.
Gazmend Canaj, Neritan Bablusha dhe Admir Burrit janë tre personat e vënë në pranga sot me akuzën e ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë nën hetim janë vendosur dy zyrtarë të tjerë, B.H, 59 vjeç dhe G.B, 58 vjeç.
Është pezulluar nga detyra Panol At-Nikolla, punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” . Në lidhje me këtë çështje është shpallur në kërkim I.A, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” . m.v/abcnews.al