SPAK merr nën hetim ish-krybashkiakun e Hasit, Adem Lala

schedule11:47 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:47 - 16 Qershor, 2020

SPAK ka marrë nën hetim Ish-krybashkiakun e Hasit, Adem Lala, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën.

Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën me datë 18 Qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kreybashkiakut të Hasit pritet ti komunikohet akuza nga Prokurorja Enkeleda Millonai.

Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.

Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!