SPAK kërkon më shumë para/ Prokuroria e Posaçme: Na duhen fonde për paga dhe shtesë godine

schedule15:24 - 8 Nëntor, 2024

schedule 15:24 - 8 Nëntor, 2024

Në totalin e projektbuxhetit 2025 për SPAK janë parashikuar 2.17 miliardë lekë. Por kjo shumë është e pamjaftueshme dhe përfaqësuesit kërkojnë më shumë fond, që shkojnë dhe në drejtim të pagave dhe rritjes së personelit.

Gjatë viti të ardhshëm, SPAK i shtohen 40 hetues dhe në pr.buxhet është parashikuar një shumë e tille për pagat, në shumën 250 milionë lekë.

Megjithëse në mënyrë jo të plotë, Ministria e Financave shprehu gadishmëri për të hapur edhe një herë thesin e buxhetit për ta mbështetur strukturën, me shifrat që kërkohen.

Por përfaqësuesit e ministrisë nuk us hprehën kaq të gatshëm kur erdhi kërkesa për një godinë të re për strukturën anti-korrupsion.

Edhe demokratët që përball SPAK shpesh janë kritikë ulën tonet dhe kërkuan mbëhstetje të plotë për nevojat financiare të insitucionit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!