SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Çfarë parashikon rregullorja e Kuvendit

schedule16:08 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 16:08 - 12 Dhjetor, 2023

“Prokuroria e posaçme i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e ish-kryeminstrit Sali Berisha i marrë në hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me dosjen Partizani.

Për të tretën herë radhazi ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e gjykatës që e detyronte atë të paraqiten në prokurori të hënën e parë dhe të tretë të muajit çka i detyroi prokurorët të ashpërsojnë masën ndaj tij nga në arrest shtëpi ose arrest në burg”.

Në shkresën e prokurorisë drejtuar kuvendit që mban firmën e drejtuesit Altin Dumani kërkohet miratimi i Kuvendit tw Shqipwrisw për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha dhe arrestimin e tij.

Çfarë parashikon rregullorja e Kuvendit?
Kërkesa e prokurorisë vjen një ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së apelit të posaçëm, ku gjyqtarja Ilirjana Olldashi la të pa ndryshuar masat e sigurisë për Berishën. Në vendimet thuhet se, caktimi i masës detyrim paraqitje për ish-kryeministrin nuk i cënon atij lirinë dhe kërkesa e spak është e drejtë. Sipas vendimit të zbardhur, masa detyrim paraqitje, e vebdosur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të personit nën hetim Sali Berisha, por I pengon atij vetëm lirinë e lëvizjes jashtë shtetit. Pas dhënies së autorizmit nga këshilli I mandateve rregulloreve dhe imuniteteve, vulën e fundit për kërkesën e spak e jep kuvendi në seancë plenare me shumicë votash. Më pas prokuroria e posacme I drejtohet gjykatës së posaçme për zëvëndisim të masës së sigurisë nga ajo detyrtim për paraqitje në arrest në shtëpi apo arrest në burg. Pasi te vendose gjykata, vendimi percillet per per ekzeutim policise se shtetit qe konkretish ben arrestimin e Sali Berishes

Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale. Vendimi i Kuvendit për kufizimin e imunitetit është pjesë përbërëse e Rregullores si aneksi 1 isaj.

1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.

2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e 38) Shtuar pika 1/1 dhe ndryshuar pikat 1 dhe 4 me vendimin nr. 88, datë 24.2.2011 119 shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.

3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

4. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e pare e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

5. Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.

6. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

7. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!