SPAK kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut, gjykata e urdhëroi të ngrejë akuzë

schedule19:19 - 15 Korrik, 2021

schedule 19:19 - 15 Korrik, 2021

Nga Ermal Vija

Tre ditë më parë prokuroria e posaçme njoftoi zyrtarisht se dërgoi në gjyq, ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri dhe 2  zyrtarë të tjerë me akuzën e shkeljes së barazisë së tenderave dhe shpërdorim detyre.

Por përmes një dokumenti të siguruar  nga “ABC” rezulton se SPAK ka kërkuar pushim të hetimeve. Sipas këtij dokumenti, rezulton se ka qenë Gjykata e Posaçme që ka urdhëruar  prokurorinë  që të ngrejë  ndaj ish-numrit një të bashkisë së Pogradecit  me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” dhe   të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa për dy ish-zyrtarët e zyrës arsimore, Safet e Gurali Blaceri është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi akuzohen se në 30 Qershor të 2019-tës penguan zhvillimin e procesit të votimit. Në kërkesën për pushim të hetimeve, SPAK ka paraqitur si argument se fakti penal nuk ekziston, por Gjykata vlerësoi të kundërtën duke detyruar Prokurorinë të shkojë para me veprimet dhe të ngrejë më pas edhe akuzën.

Pas vendimit të Gjykatës, SPAK ngriti akuzat dhe dërgoi në gjykim çështjen, duke argumentuar se Kapri dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë shkelur barazinë në një tender të vitit 2017-të  për blerjen e druve të  zjarrit  me fond limit 9.2 milionë lekë.

Ndërsa për  dy ish-zyrtarët Safet dhe Gurali Blaceri pjesë e Zyrës së Arsimit u ngrit akuzë për shpërdorim detyrës, pasi akuzohen se kanë penguar votimet duke kyçur katër ambiente kudo të zhvillohej ku proces./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!