Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror për Bledar Seferin (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.
Në përfundim të verifikimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të Seferit dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka pasur lidhje me Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Kështu, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive si më poshtë:
- Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.
- Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
- Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.
- Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008
- Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
- Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
- Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
- Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
- Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
- Llogari bankare në shumën 21.022 euro.