SPAK jep konkluzionet për Belerin/ Pritet kërkesa për dënimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarës

schedule13:10 - 13 Shkurt, 2024

schedule 13:10 - 13 Shkurt, 2024

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e dosjes për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Gazetari Ermal Vija raporton se këtë të martë, Prokuroria e Posaçme pritet të japë konkluzionet e veta, më konkretisht prokurorët Adnand Xholi dhe Dorina Bejko, të cilët do të lexojnë vendimin.

Pra, fati i Belerit është në dorë të dy prokurorëve të posaçëm. Dhe gjykata pritet të dëgjojë prokurorinë dhe të tërhiqet nëse do e shpallë sot vendimin për Belerin.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!